Maqedoni, opozita kunder ndryshimeve kushtetuese

2018-11-04 0

Është fjala pikërisht për ish-ministrin e Drejtësisë, Mihajlo Manevski, një ndër protagonistët e megaskandalit të përgjimeve që nxori sheshit brishtësinë e institucioneve të sistemit, apo thënë më mirë atë që në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian u cilësua si shtet i kapur. Në shkrimin autorial për portalin Republika të afërt me VMRO-DPMNE-në, Manevski  akuzon kryeministrin, duke e cilësuar si ?kryetradhtar?, për atë që ai e quan, fshirje të vendimeve të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë(ASNOM), nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Mospërmendja e këtyre vendimeve në Preambulën e Kushtetutës, sipas Manevskit, i gropos për jetë të jetëve vendimet shtetformuese të këtij parlamenti të luftës, për shkak se, thotë ai, Proklamata e KAÇKM-së nuk është akt juridik: "Maqedonia po shpërfytyrohet dhe popullit maqedonas po reduktohet në qytetarë të shtetit pa rrënjë. Këtë po e bën tradhtari Zoran Zaev dhe klika rreth tij, Nikola Dimitrov e Radmila Shekerinska, nën drejtimin e plotë të frontmenit të BDI-së, Bujar Osmani, i cili mban në dorë flakadanin për shpërbërjen e Maqedonisë dhe për zbatueshmërinë e plotë të Platformës së Tiranës?, shkruan ish-ministri i Drejtësisë duke kundërshtuar përfshirjen në Preambulë edhe të Marrëveshjes së Ohrit për të cilën pretendon se nuk mund të jetë element i konstituimit të Maqedonisë: ?Kjo domethënë se themel i Maqedonisë së Veriut, shtetit më të ri të botës, është Marrëveshja Kornizë e Ohrit?, nënvizon Manevski për të përfunduar se ?Maqedonia po vdes në shekullin XXI? dhe gjithë këtë ia mvesh asaj që ai e quan ?qeveri kapitulluese e korruptuar, marrëveshje kapitullimi dhe amendamente kapitullimi?.

Po cilat ishin argumentet e kryeministrit Zoran Zaev për mospërmendjen e vendimeve të KAÇKM-së dhe përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit në Premabulën e Kushtetutës së Maqedonisë?

?Për pjesën e KAÇKM-së, përqendrohet në Proklamatën e KAÇKM-së, në vend se në vendimet e KAÇKM-së. Pse? Për shkak se do të shkaktonte probleme të caktuara nëse mbeteshin në kohëra të caktuara të mundshme në bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Përse është kjo kështu? Një pjesë e vendimeve të KAÇKM-së thonë ?maqedonas nga Greqia dhe Bulklgaria ? bashkohuni!? Kjo nuk është miqësi! Proklamata nuk e ka këtë pjesë dhe për këtë arsye përfundimisht përqendrohemi në Proklamatën e KAÇKM-së që absolutisht flet për unitetin në shtet, që flet për demokracinë, për shtetformësinë e shtetit, për lirinë, për të drejtat e njeriut e të ngjashme dhe kjo është një qasje e ndershme për ndërtimin e miqësisë. Fundja, qëllimi i Marrëveshjes me Greqinë është vendosja e miqësisë së qëndrueshme me fqiun tonë jugor - Republikën e Greqisë?, vlerësoi kreu i Qeverisë në Shkup.

Ndërkaq, për arsyet e përfshirjes së marrëveshjes së Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur mes kryengritësve shqiptarë dhe forcave maqedonase të sigurisë, më 2001, Zaev tha se me këtë pranohet një realitet: ?Marrëveshja Kornizë e Ohrit deri tash është inkorpor...

Free Traffic Exchange