Basha: Mosdekretimi i ministrit të Brendshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-04 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pak orë pas vendimit të presidentit Meta për të mosdekretimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi.Në fjalën e tij kreu demokrat ka theksuar se vendi ynë është pa kryeministër, pa gjykatë dhe pa prokurori.?Presidenti ka kopetencat e tij kushtetuese dhe eshte detyra e tij te jape te giithe aspektin kushtetues te dekretimit dhe mosdekretimit te emrit te propozuar nga Rama. Një gjë është e sigurt që lëvizja e ardhshme në atë që nuk është lojë shahu, por ka të bëjë me fatin e shqiptarëve është largimi i vetë Edi Ramës. Ministri i tretë i propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike morale të mosqeverisjes se vendit si rezultat i bashkëqeverisjes me krimin. Vendi është pa kryeministër, pa gjykatë, pa prokurori dhe përgjegjësia është e organizatës kriminale të rilindjes dhe kreut të saj.?Këto deklarata, kreu i demokratëve i bëri nga Korça në një takim me strukturat dhe mbështetësit e PD, ku edhe njeherë u ndal tek akuzat për lidhjet e qeverisë me krimin.