Mbytet peshkarexha në det të hapur, trageti ndodhet në kohën dhe vendin e duhur për 4 peshkatarët

2018-11-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër peshkatarë, anija e të cilëve e peshkimit u mbyt në afërsi të ishullit të Sazanit, duket se kanë qenë me shumë fat.

Teksa kishin mbetur në det të hapur për rreth 4 orë, trageti i linjës Brindisi-Vlorë, i ka pikasur dhe i ka shpëtuar.

Burrat kishin arritur të qëndronin mbi ujë fal një bidoni plastik.

Megjithëse policia lokale pretendon se janë zhvilluar kërkime ndaj tyre nga Roja Bregdetare dhe nuk janë gjetur, e vërteta rezulton ndryshe.

Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ku është dhënë njoftimi që peshkarexha "Vasili LN" po rrezikon të mbytet në det pranë ishullit të Sazanit.

"Menjëherë u njoftuan shërbimet përkatëse të cilët dolën me mjete lundruese të Rojës Bregdetare dhe të Delta Forcë, nën orientimin e QNOD Durrës me qëllim për t'ju ardhur në ndihmë këtyre shtetasve, por pas kontrolleve dhe kërkimeve të tyre në zonën detare përreth nuk u bë e mundur gjetja e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbytet-peshkarexha-ne-det-te-hapur-trageti-ndodhet-ne-kohen-dhe-vendin-e-duhur-4-peshkataret