Ora News - 6 orë në det të hapur, flet kapiteni i tragetit: Si i gjetëm dhe shpëtuam 4 peshkatarët

2018-11-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kapiteni i tragetit të linjës Vlorë-Brindisi, Petrit Agaj tregoi se si shpëtoi 4 peshkatarët nga Vlora që kishin mbetur në det të hapur 10 km larg ishullit të Sazanit. Sipas tij, sapo janë pikasur, skuadra e shpëtimit të tragetit ka hedhur varkën dhe shpejtësi i ka sjellë ata në bord në gjendje jo të rënduar shëndetësore.

Agaj: Në orë 5:50 të mëngjesin, në distancën 10 km në perëndim të Sazanit, oficeri i shërbimit dhe marinari raportojnë se shikojnë disa njerëz në det. U dha alarmi dhe u përgatitën mjetet e shpëtimit. Për 5 minuta, një nga mjetet u hodh në det dhe shkoi me shpejtësi tek katër personat. Ata ishin të ndërgjegjshëm dhe menjëherë i sollëm në anije. Temperatura e ujit ishte 21 gradë dhe e ajrit 18 gradë. Koha ishte e gjatë dhe favorizonte jetën e tyre. Në këtë zonë nuk ka shumë anije që kalojnë dhe me orët që kalonin ata mund të kishin humbur jetën. Ne ju dhamë ushqime të ngrohta dhe batanije.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/6-ore-ne-det-te-hapur-flet-kapiteni-i-tragetit-si-i-gjetem-dhe-shpetuam-4-peshkataret

Free Traffic Exchange