Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për Ilir Demaliaj, refuzimi i Metës për të dekretuar Ministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshi ishte i pritshëm. Për Ora News, Demalia rendit arsyet kryesore që sipas tij i diktuan Kreut të Shtetit këtë vendimmarrje.
Demalia: Së pari ka të bëjë me verifikimin e Shërbimeve Inteligjente. Kjo është kryesorja. Tjetra është në aspektin etik dhe moral, Lleshi e dogji veten se u deklarua tek emisioni "Opinion" se unë i shërbej Ramës. Të gjitha këto nuk mund të lejonin Presidentin që të dekretonte një njeri të tillë për vetë faktin se kjo Ministri ka qenë problem gjatë gjithë mandatit të Ramës me dy dorëheqje të Ministrave. Ardhja e Lleshit nuk premtonte se do të përmirësonte gjendjen e rendit, të luftës ndaj trafikut të drogës, etj.
Ndërsa Ilir Kalemaj thotë se dekretimi i Lleshit bënte Ramën de-facto Ministër të Brendshëm.
Kalemaj: Pas dy figurave me peshë shumë të rëndësishme në PS kemi propozimin nga kryeministri të një figure teknike, por që në thelb nënkupton marrjen e pushtetit nga Rama. Vetë Rama de-facto do të ishte Ministër i Brendshëm në një skenar të ngjashëm me atë që po ndodh në Greqi ku Tsipras mori Ministrinë e Jashtme dhe de jure. Në rastin e shqiptar, kjo do të ishte pak e frikshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/priten-surpriza-nga-rama-ministrin-e-brendshem