Report Tv - Meta kundër Ramës, presidenti nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm

2018-11-03 0

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk e ka dekretuar gjeneral Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm. Në një reagim të shkurtër për mediat, presidenca sqaron se Meta nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme.

? Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.?-thuhet në reagimin e Metës.

Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër.

Ngërçi për mosdekretimin e Lleshit, fillimisht u lidh me përcaktimin në Kushtetutë lidhur me veprimtarinë e Lleshit në Forcat e Armatosura. Ky ngërç lidhet me nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: ?Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile?.

Meta u shpreh dje se do të jepte vendimin për dekretimin e tij do ta marrë do të marrë kohën e duhur për të marrë vendimin e duhur pa u ndikuar nga askush. Por në këtë reagim të fundit, ende nuk është sqaruar nga Meta arsyeja e moskrijimit të bindjes për kandidaturën e tij, në krye të këtij dikasteri.