Vrasja e minoritarit, zyrtarë të policisë greke në Tiranë për informacion, takojnë Ardi Veliun

2018-11-03 0

Një delegacion i policisë greke ka mbërritur në Tiranë për të kërkuar informacion nga policia shqiptare në lidhje me vrasjen e ekstremistit Kacifas të dielën e kaluar në Gjirokastër.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka pritur delegacionin e policisë greke, ndërsa sipas njoftimit të shpërndarë për mediat ka shkëmbyer informacion mbi operacionin ku mbeti i vrarë Kacifas.

Veliu ka njoftuar grekët me dinamikën e operacionit pas pretendimeve që janë ngritur në vendin fqinj.

Ndërkohë që janë ndalur nga policia e Gjirokastrës dy grekë për veprime të dyshimta. Pasi janë marrë në pyetje nga policia më pas janë lenë të lirë.