Ora News - Presioni ndaj shitësve ambulantë: Na e marrin mallin si qen, sillen si serbë me ne

2018-11-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tregtarët ambulantë ankohen për aksionet e Policisë Bashkiake, ku punonjësit e saj u marrin me forcë prodhimet e tyre. Gjobat janë një tjetër shqetësim që ata ngrejnë. Të vetëdijshëm se nuk mund të tregtojnë në rrugë, ata thonë se i detyron nevoja.

Me disa kokrra limonë, pak gjalp e fasule në çantë, Aishja 84-vjeçare lë çdo mëngjes Krujën dhe vjen në një nga tregjet e kryeqytetit.

Nga shitja e këtyre prodhimeve thotë se mund të sigurojë vetëm bukën e ditës, pasi pjesën tjetër të fitimit e përdor për të mbuluar koston e rrugës.

Por jo gjithomnë ia del pasi ka raste kur gjithë çfarë ka përfundon në duart e Policisë Bashkiake.

Aishja, tregtare: "Me forcë ta kap si qen, ta kap mollën."

Gazetarja: "Ju çfarë bëni në momentin që ata vijnë?"

Aishja: "I shkojmë u themi 'ma jep, ma jep', e s'ta jep".

Shqetësimi i Aishes është i të gjithë shitësve ambulantë që shesin përgjatë rrugëve të Tiranës.

Por përveç gjobave që janë të barabarta me fitimin, ata ankohen për forcën dhe terrorin që përdor Policia Bashkiake ndaj tyre.

Tregtari: "Tama si serbi që sulmonte kosovarët. Vijnë na i marrin me forcë, 3 a 4 veta, na shtyjnë. Pension s'kemi, gjë s'kemi, ne ilaçet na bëjnë 100 mijë lekë. Me se do të rrojmë? Dalim nga e keqja."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/presioni-ndaj-shitesve-ambulante-na-e-marrin-mallin-si-qen-sillen-si-serbe-me-ne