Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ekip i policisë greke ka udhëtuar drejt Tiranës për të kontaktuar me autoritetet shqiptare për vrasjen e 35 vjeçarit Kostandin Kaçifas më 28 tetor në Bularat.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti delegacionin e Policisë greke.
"Gjatë takimit përfaqësuesit e dy policive shkëmbyen informacion mbi operacionin ku mbeti i vrarë shtetasi K.K," thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë shqiptare e cila mbyllet duke informuar se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy policive në të ardhmen.
Ndërkohë agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, raportoi sot paradite se oficerë të policisë greke janë informuar në Tiranë prej homologëve të tyre shqiptarë mbi ?pika të rëndësishme? të operacionit që çoi në vdekjen e shtetasit Kostandinos Katsifas.
Agjencia shtonte se pala greke është në pritje të raportit nga prokuroria e krimeve të rënda, ?që do të duhet të përmbajë edhe provat përkatëse?.
Duke iu referua sërish burimeve diplomatike, agjencia nënvizon se ?Greqia konsideron të domosdoshme përmbushjen e menjëhershme të kërkesës së familjes për marrjen e trupit dhe kryerjen e varrimit, ?kërkesë që në asnjë rast nuk ndikon të drejtat proceduriale, siç ato parashikohen nga legjislacioni shqiptar?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-kostandin-kacifas-ardi-veliu-pret-delegacionin-e-policise-greke