1 mijë punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh rrezikojnë sërish të mbeten pa punë.
"Tosk Energy", kompania e cila ka vënë në punë rafinerinë, mund ta mbyllë atë, pasi rezulton me 12 milionë Dollarë humbje në 6 muaj, si pasojë e mungesës së lëndës së parë.
Përfaqësuesit e saj bëjnë përgjegjëse kompaninë Bankers Petrolium se nuk u siguron sasinë e nevojshme të naftës bruto, siç përcaktohet në kontratën që ata kanë nënshkruar 6 muaj më parë.