http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV "Sanksionet po vijnë," shkroi në tweeter presidenti amerikan Donald Trump, administrata e të cilit rivendosi masat penalizuese kundër Iranit. Sanksionet ishin hequr sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Shtëpia e Bardhë tha se ishte regjimi më i rreptë i masave të imponuara ndonjëherë kundrejut teheranit. Ndwshkimet amerikane do të hyjnw në fuqi të hënën më 5 nëntor, duke mbuluar fushat e transportit, ndërtimit të anijeve, financat dhe energjinë. Më shumë se 700 individë, entitete, anije dhe avionë do të vendosen në listën e sanksioneve, duke përfshirë edhe bankat kryesore, eksportuesit e naftës dhe kompanitë e transportit detar.Ndërkohë Shtetet e BE që mbështesin marrëveshjen bërthamore kanë thënë se ata do të mbrojnë firmat e BE që bëjnë biznes të ligjshëm me Iranin. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina ishin gjithashtu palë në marrëveshjen e vitit 2015. Qeveria nw Teheran bwri tw ditur se Irani ka aftësinë për të menaxhuar çështjet ekonomike të vendit duke shtuar se shba nuk kanë asnjë mundësi të arrijnë qëllimet politike nëpërmjet sanksioneve të tilla. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Perëndimore kishin nënshkruar një pakt bërthamor me Iranin në vitin 2015, por Trump vendosi tërheqjen e Uashingtonit nga kjo marrëveshje, me pretendimin se Irani nuk e ka respektuar, pasi ka vijuar avancimin e programit bërthamor.