Me pretendimin se punimet që po realizohen në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe po u prishin shtëpitë, banorët e zonës së Astirit kanë zhvilluar një protestë mëngjesin e kësaj të shtune.
Sipas banorëve përfaqësues të Ministrisë së Transporteve ARRSH-së dhe firmave private u kanë komunikuar se disa nga banesat e kësaj zone do të prishet në kuadër të projekteve për zhvillimin e kësaj zonë dhe u kanë dhënë vetëm 10 ditë afat.
Banorët i bëjnë apel qeverisë të ndërhyje pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat. Pranë tubimit ka pasur prani të shtuar të forcave të policisë për të shmangur cdo incident. Pas protestës ka reaguar Autoriteti Rrugor reagon duke theksuar se ditën e hënë do të ketë një komunikim për të sqaruar projektin.