Dita e hënë afati i fundit që Meta të dekretojë Sandër Lleshin ministër të Brendshëm

2018-11-03 0

Kur kanë kaluar një javë nga propozimi i kryeministrit Edi Rama për të vendosur si pasues të ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshin, Presidenti i Republikës ende nuk ka folur me dekret për këtë propozim. Por cfarë ndodh në të tilla situata dhe sa afat ka Presidenti Meta ti përgjigjet këtij propozimi?

Burime nga Presidenca kanë bërë me dije për Report Tv, se bazuar në legjislacionin në fuqi brenda 7 ditëve pune apo një jave z. Meta duhet t?i jap një përgjigje me dekretim apo mosdekretim propozimit të kryeministrit Edi Rama dhe ky afat përfundon sonte në mesnatë.

Më tej sqarojnë burimet, Presidenti Meta ka kohë të shprehet deri ditën e hënë, duke qenë se disa e sotme në bazë të kodit administrative cilësohet si pushim zyrtar i fundjavës, dhe e hëna cilësohet sërish brenda afateve.