Të mjekohesh me bimë. Mjeku alternativ: Zgjidhja është te natyra - Top Channel - News - Lajme

2018-11-03 6

Azem Nela është ndër të vetmit mjekë shkencorë të mjekësisë alternative në vendin tonë. Prej 40 vitesh, ai kuron pacientët e tij me barna natyrale. Këtë profesion, mjeku 66-vjeçar nuk e ka të trashëguar nga familja. Azemi ka ndjekur studimet në Romë, e është diplomuar për mjekësinë popullore, siç e njohim ndryshe.