Meta: Të zbardhen rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve, autorët të dalin para ligjit

2018-11-02 0

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka organizuar një pritje me gazetarët dhe atashetë e shtypit të ambasadave të huaja në kuadër të ditës ?Ditës Ndërkombëtare për t?i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve?.

Gjatë fjalës së tij, Meta shprehu mirënjohjen e tij për punën e gazetarëve në raportimin e ngjarjeve duke iu kërkuar atyre që të vijojnë punën pa u trembur në raportimin e lajmit dhe pa u shantazhuar nga askush.

Meta dënoi ashpër sulmet ndaj gazetarëve Julian Shota, Klodiana Lala dhe Elvi Fundo, duke kërkuar zbardhjen e këtyre rasteve.

Sulmi me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, apo kërcënimi me jetë i gazetarit Julian Shota apo moszbulimi i autorëve të rrahjes barbare të gazetarit Elvi Fundo e disa raste të tjera janë ngjarje të rënda që na ftojnë të gjithëve, vecanërisht organeve të shërbimit të ligjit hetojnë me shpejtësi dhe transparencë në mënyrë të plotë shteruese për të vënë para ligjit këdo që qëndron pas tyre dhe të parandalohen rastet e ngjashme në të ardhmen.