Ish-kreu i SHISH, Ylli Zyla: Sandër Lleshi ka probleme me papërshtatshmërinë

2018-11-02 3

Ish-kreu i SHISH, Ylli Zyla ka bërë një deklaratë të fortë në studion e 'Repolitix', duke u shprehur se ministri i Brendshëm që pritet të dekretohet nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, mund të ketë probleme me përshtatshmërinë.

I pyetur se a mundet që një personalitet i forcave të armatosuara të bëjë rolin e ministrit të Brendshëm, Zyla u shpreh se një rast i tillë mund t'ja dali por gjeneral Lleshi mund të ketë probleme të tjera.

Po, mund ta bëjë. Nëse personi e bën punën, ia del. Marrim rastin e Dritan Demirajt. Ka pasur edhe raste të tjera. Unë them që Lleshi mund të ketë probleme me papërshtatshmërinë. Por unë them aludoj gjithmonë.

Ylli Zyla, ish-kreu i SHISH
Në këtë moment ka ndërhyrë edhe gazetari Poli Hoxha, i cili risolli deklaratën e kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka që tha të njëjtën gjë pak ditë më parë në të njëjtën studio.

"Unë di që stafi juridik i Presidentit ka gjet probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij. Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz,"- u shpreh Ndoka pak ditë më parë në 'Repolitix'.

Free Traffic Exchange