Dekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, Meta: Do gjej kohën e duhur

2018-11-02 3

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka lënë ende të papërcaktuar kohën nëse do ta dekretojë ose jo ministrin e ri të Brendshëm, gjeneralin Sandër Lleshi.

Në studion e SYRI.net në emisionin ?FAKT?, Meta u shpreh se vendimin për dekretimin e tij do ta marrë do të marrë kohën e duhur për të marrë vendimin e duhur pa u ndikuar nga askush.

?Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur. Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet. Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri. Di të marr vendimet e mua, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh.

Ua kam thënë të qartë kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështja, dhe unë i marr vendimet e mia pa i ndikuar nga askush.

Ilir Meta, president