Konferenca e Albanologjisë/ Rama: Ja arsyeja pse pranova ftesën e ambasadës kineze vite më parë

2018-11-02 5

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Konferencën e Albanologjisë ku edhe i ka ndarë një çmim albanologes kineze, Ke Jing.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka treguar edhe historinë e një ftese që i kishte ardhur nga instituti Konfuci duke shpjeguar edhe arsyen se përse kishte shkuar.

Shumë vite më parë më erdhi një ftesë nga instituti Konfuci. Nuk para u përgjigjem ftesave të ambasadave por ftesa ishte hartuar në shqip pa asnjë gabim ortografik. Është shumë e rrallë. Kjo më bëri që t?i përulem me shumë respekt. Nëse do kishim më shumë kinezë që do të mësonin gjuhën shqipe për shqiptarët do ishte shumë mirë. Ata nuk bëjnë asnjë gabim. Kurse ne e flasim gjithmonë e më shumë me shkurtime. Unë nuk po i hyj kinezçes sepse mund të dukem më qesharak se shumica e deputetëve tanë kur flasin. Po të krahasonim cilësinë e katedrës së shqipes në Azi me atë në Tiranë kam përshtypjen që do të kishim ne më shumë për të mësuar nga ata.

Edi Rama, kryeministër

Free Traffic Exchange