Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke filluar nga 1 janari i vitit që vjen zyrat noteriale do te kene akses për të marrë informacione on line në të gjitha zyrat shtetërore që ofrojnë shërbim për qytetarët duke shmangur në këtë mënyrë shkresat zyrtare.
Platforma e posaçme elektronike është krijuar me financimet e vetë notereve dhe e mbështetur nga qeveria. Kryetarja e Dhomes Kombëtare të Noterisë Mimoza Sadushi shprehet se kjo platformë do te modernizojë më tej shërbimet noteriale, e cila tashme është plotësisht e dixhitalizuar.
Mimoza Sadushi: Falenderoj kryeregjistruesin për këtë mbështetje dhe mirëpres formalizimin në nivel teknik të komunikimit që presin të stabilizohet brenda këtij viti mes dy sistemeve tona elektronike. Më vjen mirë që Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave e ka mirëpritur këtë projekt dhe është e gatshme të bashkëpunojë për implementimin e tij.
Kreu i zyres qendrore të Pasurive të Regjistrimit të Pasurive të paluajatshme Valdin Pjetri tha se ka marrë të gjitha masat për mundësimin e këtij shërbimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nga-1-janari-noteret-akses-ne-te-gjitha-regjistrat-publik