Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike përsëriti edhe sot përmes deputetit Flamur Noka kërkesën për arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Në një dalje për mediat, Noka tha se është terësisht e provuar tashmë se Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit për të blerë vota.
Noka: Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit, duke i përdorur ato për të blerë vota pëër pushtetin e tij dhe Edi Ramës. Për këtë krim duhet të jetë në burg. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë terësisht të qarta. Përgjimet në dosjen 339 janë të plota dhe provojnë lidhjen e tij me bandën e Avdylajve, disa prej të cilëve janë në burg për trafik droge si pjesë e së njëjtës dosje hetimore. Dako dështoi të mashtronte shqiptarët se nuk dinte aktivitetin kriminal të Avdylajve dhe se i ka takuar ata vetëm për zgjedhje si gjithë qytetarët e Durrësit pa u bërë asnjë favor.
Deklarata e Dakos është mashtrim i plotë, tha Noka, pasi Vangjush Dako ka patur lidhje me Avdylajt jo vetëm në fushatë elektorale.
Noka: Përgjimi i prokurorisë i publikuar dje nga "Të paekspozuarit", pjesë e dosjes 339, provon se Vangjush Dako ka patur komunikim të vazhdueshëm me organizatën që bënte trafik droge nga Amerika Latine në Europë.Ky përgjim është bërë në shkurt të vitit 2017, 4 muaj para zgjedhjeve. Në këtë përgjim është është regjistruar një bisedë tjetër me Altin Avdylajn, Niçen e famshëm të blerjes së votave, që sot është në burg për trafik kokaine.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/noka-dako-duhet-te-ishte-ne-burg-faktet-jane-te-dosja-339