Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Babai i 35-vjeçarit, Konstandinos Kaçifa ishte sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Paraqitja e tij në organin e akuzës u bë me kërkesë të prokurorit të çështjes, Njazi Seferi.
Për gati dy orë me rradhë, në prani edhe të dy avokatëve, një shqiptar dhe tjetri grek, Jani Kaçifa ka dhënë dëshminë e tij lidhur me varsjen e të birit nga forcat RENEA të dielën e 28 tetorit në Bularat.
"Pasi ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike, prokurori i çështjes, Njazi Seferi, ka thirrur sot si një person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes babain e të ndjerit. Ai shoqërohet nga një avokat shqiptar dhe një grek. Ka të pranishme dhe media greke. Ndërkohë që ekspertët vazhdojnë të kryejnë një riekspertim të trupit të pajetë të Konstandin Kaçifas, i cili ndodhet akoma në morgun e Tiranës" raportoi nga Krimet e Rënda gazetarja Keti Banushi.
Një oficer i policisë greke pritet të mbërrijë sot në Tiranë lidhur me vrasjen e Kostandinos Kaçifas.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/babai-i-kacifas-dhe-avokati-tek-krimet-e-renda