Ora News - Vaksina antigrip mungon në Qendrat Shëndetësore

2018-11-02 10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vaksina antigrip ende nuk është shpërndarë për vendin tonë. Ndonëse ndodhemi në prag të sezonit të dimrit, nuk gjendet ende në qendrat shëndetësore. Nga muaji tetor e deri në fund të muajve shkurt-mars, sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendet janë nën rrezikun e përhapjes së virozës.

Mirëpo, burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë informojnë se kjo vaksinë do të shpërndahet brenda pak ditësh.

Edhe pse fatmirësisht në këtë periudhë nuk ka një fluks për këtë influencë, mjekët pohojnë se raste me grip ka thuajse çdo ditë.

Leonard Hasanaj: Dy raste në ditë, por të pranueshme për sezonin. Raste të lehta pa komplikacione, pa temperaturë të theksuar. Thjesht me rrufe, me shenja shumë të përballueshme.

Sipas mjekut Hasanaj vaksinën antigrip duhet ta kryejnë më së shumti fëmijët, por edhe të moshuarit.

Leonard Hasanaj: Zakonisht vaksina aplikohet para fillimit të sezonit të gripit. Grupmosha janë fëmijët deri në 18 vjeç dhe të moshuarit që vuajnë nga sëmundjet kronike si hipertension, diabet. Ata e kanë të vështirë të përballojnë gripin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vaksina-antigrip-mungon-ne-qendrat-shendetesore