Shqipëria ka një perspektive pozitive për rritjen ekonomike. Ka qenë ky konluzioni i konferencës vjetore të organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike të Londrës. Sipas guvernatorit Sejko fokusi do të jetë përmirësimi i politikës rregullatore në shërbim të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve.
?Perspektiva botërore e zhvillimit është pozitive dhe po ashtu edhe Shqipëria ka prespektivë dhe parashikime pozotive për rritjen ekonomike. Mbajtëm shënim për të marrë masat tona për të përmirësuar politikat rregullatore, në mënyrë që objektivat tona si Bankë Qendrore të lidhura me rritjen e mirëqenies e ekonomisë të jenë të arritshme?, tha Gent Sejko, Guvernator i Bankes së Shqipërisë.
Përballë sfidave të shumta të Bankave Qendrore, përfaqësuesi i shkollës Ekonomike të Londrës Erik Berglof, vlerësoi qëndrueshmërinë Bankës së Shqipërisë.
?Përshtypja e parë që kam pasi rikthehem serish në Shqipëri shoh se sa shumë është bërë në aspektin e reformave dhe atë makroekonmik. Është impresinuese që keni ndërtuar një institucion të fortë si Banka e Shqipërisë.?
Në kohën e uljes së normës bazë të interesit për monedhat kombëtare nga shumë vende, midis tyre edhe Shqipëria tashmë sfidat e bankave qendrore janë gjetja e mënyrave të reja për të bërë politikën monetare më efektive. Aktualisht vendi ynë ka një normë bazë interesi të lekut prej 1%, më të ulët edhe se inflacioni, nisëm e cila u morr për të stabilizuar kursin e këmbimit në muajin Qershor e kombinuar edhe me një program të blerjes së valutës në tregun vendas.
Tv Klan