Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Si një nga gjyqtarët e Kushtetueses që rrëzoi paktin detar me Greqinë në vitin 2009, Sokol Sadushi, mendon se sot sërish jemi në një fazë ku procesi është i bllokuar. Ai shprehet se nuk duhet të ketë një marrëveshje me shtetin fqinj pa u konstituuar Gjykata Kushtetuese.
Sokol Sadushi: Gjykata Kushtetuese është ajo që vendos përfundimisht nëse marrëveshja është apo jo në përputhje me Kushtetutën përpara se të ratifikohet nga Kuvendi. Duke mos pasur Gjykatë Kushtetuese, ngërçi ekziston.
Ndaj konstitucionalisti i kërkon Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të kalojë me prioritet anëtarët e KED, me qëllim që të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese.
Sokol Sadushi: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të kalojë procesin e rivlerësimit menjëherë. Hallka e zgjidhjes së të gjithë këtij ngërçi është KED, për të patur Gjykatë Kushtetuese, e cila nuk funksionin dhe për të pasur në vijimësi edhe një Inspektor të Lartë të Drejtësisë.
Sadushi sqaron se në 15 nëntor duhet të mbërrijnë emrat e rinj të kandidatëve të KED në Presidencë.
Nga data 1-5 dhjetor, Metës i lind e drejta të hedhë shortin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sokol-sadushi-ora-news-jo-marreveshjes-se-detit-me-greqine-pa-kushtetuese