http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Shëndetësisë ligjëron detyrimin e mjekeve ne funksion te kompanisë koncesionare te check up. Vizion Plus ka zbuluar se ne kontratën e punës se çdo mjeku te familjes, nje nen i veçante i dedikohet vetëm check up.Ne kete kontrate te siguruar me mbështetjen e mjekeve te familjes, ne 7 pikat e nenit numër 5, mjekeve u ngarkohen detyra te cilat duhet ti bejne punonjësit e kompanisë koncesionare. Sipas kontratës, mjeket e familjes duhet te evidentojnë shtetasit mbi 35 vjeç, ti lajmërojnë per te kryer check up, te analizojnë rezultatin e përgjigjeve dhe ti hedhin me pas ne sistem.Edhe me flagrante është pika e fundit ku mjeket e familjes duhet te mbajnë përgjegjësi per planin apo targetin ditor e mujor te përcaktuar.Kjo mjeke ne nje nga qendrat shëndetësore te Tiranës tregon se i duhet te realizoje 31 check up ne muaj, ne te kundërt i mbahen nga paga një sasi lekësh.Per shkak te rrezikut për pushimin nga puna jemi detyruar te mos bëjmë publike identitetin e mjekes.E ndërsa Ministria e Shëndetësisë hesht për kete skandal te radhës, Vizion Plus do te sjelle te tjera denoncime te mjekeve dhe pacienteve ne lidhje me abuzimet qe bëhen per pasurimin e kompanisë qe kryen check up.