Ahmetaj: Taksa e pronës nuk do të tolerohet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-02 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se vëmendja e institucionit që ai drejton është tek taksa e pronës dhe mbledhja e saj.Në takimin e Këshillit Konsultativ, për buxhetin e 2019 të pushtetit vendor, Ahmetaj u kërkoi organeve vendore që të jenë më atraktivë në mbledhjen e taksës së pronës dhe të mos ia lënë atë në dorë vetëm OSHEE.Ndërsa sa i takon borxhit publik Ahmetaj tha se pritet që ai të ulet në 64.9%, kurse investimet publike do të jenë deri në 5% të prodhimit të brendshëm bruto.?Investimet publike do të jenë deri në 5 për qind  të prodhimit të brendshëm bruto.  Ndërsa borxhi publik pritet që të ulet në 64.9 për qind.  Por vemendja duhet të jetë tek taksa e pronës. OSHEE të mos jetë I vetmi agjent i mbledhjes i taksës. Por ju duhet të keni agjentët tuaj dhe instrumentet të taksës. Platforma e vlerësimit do të jetë unike. Pushtetet vendor do të jenë të detyruar, që të përmirësojnë informacionin në platformë ditë pas dite e muaji pas muaji.?