Qeveria miratoi draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese

2018-11-02 0

Amendamentet për ndryshimet kushtetuese kanë mbërritur në Kuvend. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se amendamentet janë hartuar së bashku me shumicën parlamentare dhe grupin e deputetëve të përjashtuar të VMRO-së. Synohen ndryshime në 3 nene dhe në Preambulë. Në këtë të fundit vendimet e KAÇKM-së zëvendësohen me shpalljet e KAÇKM-së dhe shtohet Marrëveshja e Ohrit. Ndërkohë është pranuar edhe kërkesa kryesore e grupit të pavarur të deputetëve, e cila parasheh që në rast të mosratifikimit të Marrëveshjes në Greqi, ndryshimet kushtetuese të jenë të pavlefshme.

Free Traffic Exchange