Ora News - Nënat “fëmijë”, 13 raste në 10 muaj në Korçë

2018-11-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lindjet nga të ashtuquajturat nënat "fëmijë" mbetet një fenomen shqetësues në qarkun e Korçës. 13 vajza u bënë nëna në këto 10 muaj pa mbushur ende 18 vjeçe. Të dhënat tregojnë një rënie në krahasim me një vit më parë, ndërsa theksohet se nuk ka asnjë lindje nga vajza 14 vjeçare.

13 vajza u bënë nëna pa mbushur 18 vjeç në 10 muajt e këtij viti në Korçë duke zënë 2% të totalit të lindjeve. Gjithsesi të dhënat zyrtare tregojnë ulje të ndjeshme të këtij fenomeni në krahasim me vitin 2017, por mbetet i pranishëm në bashkinë juglindore.

Mishel Papakozmai: "Në moshën nën 14-vjeçare vihet re një rënie e përqindjes së lindjes në këto mosha të vogla, janë 2%. Në moshën 14-vjeçare nuk ka lindje. Në moshën 15-vjeçare është vetëm një rast, 16-vjeçare janë tre dhe 17-vjeçare janë 9 raste. Pra 13 raste në total."

90 % e nënave në moshë të vogël kanë kryer lindje natyrale ndërsa vetëm 10 % i kanë sjellë në jetë fëmijët me operacion.

Mishel Papakozmai: "Lindjet në mosha të vogla vetëm 10% kanë qenë me operacion, përqindja tjetër ka qenë me lindje normale. Është fakt pozitiv."

Lidhur me rastet e lindjeve të femrave që u përkasin moshave 18 dhe 19 vjeç, duke krahasuar vitin e kaluar me 2018 nuk ka patur ndryshim të numrit, ku në të dyja vitet janë shënuar 5% të rasteve.

Përkatësisht 50 raste të vitit 2017, si edhe 322 raste deri në shtator të vitit 2018.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nenat-femije-13-raste-ne-10-muaj-ne-korce