Report TV - Historiku, ja 171 emigrantët shqiptarë që janë vrarë në Greqi

2018-11-02 7

A do fillojë Prokuroria e Përgjithshme e Greqisë hetimet për vrasjen e mbi 171 emigrantëve shqiptarë të pafajshëm, të pa armatosur me armë, duke filluar nga vrasja e 14-vjeçarit Erion. X (8/02/1996 nga policia ne burgun e fëmijëve të Avlonës në Athinë, të Gramoz Palushit (4 shtator 2004) pse veshi një bluze te kuqe e deri te vrasja e fundit e Pëllumb Marnikolaj (3 gusht 2016) ne komisariatin e policisë nga vete autoritetet në Ano Patisja në Athinë?

Vrasja e fundit në Shqipëri e minoritarit Kostandin Kacifas është shndërruar në një problem vërtetë madhor për Athinën dhe Tiranën zyrtare, për politikanë dhe media në vendin tonë dhe atë fqinj. Hetimet për vrasjen e tij vazhdojnë, ndërsa Prokuroria e Greqisë ka bërë thirrje që të marrë pjesë në hetimet për ekzekutimin e minoritarit helen në vendin tonë.

Një hetim që lë shumë të kuptosh që një vend heton ne vendin tjetër, në një kohë kur pamjet filmike tregojnë qartë se viktima ishte me uniformë ushtarake greke dhe i armatosur me armë moderne.

Qeveria e Greqisë në vendin që të heshti dhe të presim hetimet për këtë çast hidhet në sulm duke sulmuar në radhë të parë qeverinë shqiptarë, ndërsa media dhe politikanët fajësojnë personalisht fajtor kryeministrin Edi Rama, ndërsa forcat RENEA si një njesi vrasëse me paramendim.

Vrasje e tillë ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe atë grek, mirëpo, po të shikojmë anën tjetër se sa shqiptarë janë vrarë në Greqi, kronologjia na tregon se që nga viti 1992 e deri me sot janë vrarë 171 emigrantë, nga këta 97 janë vrarë nga policia dhe rojet kufitare.