Rama inspektim në Rrugën e Kombit: Kompania do të përgjigjet me shërbim perfekt

2018-11-02 0

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Infrastrukturës kanë zhvilluar një inspektim në Rrugën e Kombit. Shefi i qeverisë u shpreh se finalizimi i kësaj vepre është mjaft i rëndësishëm, pasi u la përgjysmë nga qeveria e kaluar.

Referuar pagesës së tarifës për Rrugën e Kombit, Rama tha se nuk ka pakënaqësi dhe të gjithë e mirëkuptojnë, pasi kompania private do të rrisë parametrat e sigurisë.

Kjo histori dihet, ku u propaganduan gjëra që nuk u bënë, mbetën borxhet dhe kilometrat pa u bërë, finalizimi i kësaj vepre është i rëndësishëm, pasi këtu krijoheshin aksidente. Paralelisht me investimet të kemi sistemin e sigurisë nga pagesa e rrugës. Këtu nuk ka asnjë ndjejë pakënaqësi ka mirëkuptim, të gjithë kontribuojnë. Këtij kontributi qeveria dhe kompania ti përgjigjet me shërbim perfekt në të gjithë autostradën. Kryesorja është që të mbarojnë veprat e mëdha.

Edi Rama
Ndërsa ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri tha se është ndërhyrë edhe në rikonstruksionin e tunelit në sistemin kundër zjarrit, ajrimin, por edhe kamerave.