Ora News - Greqia kushtëzon hetimet për Kaçifas me marrëveshjen

2018-11-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zëvendësministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos, ka thënë se hetimet për vrasjen e Kostandinos Kaçifas, do të jenë një test edhe për negociatat që po zhvillojnë të dy vendet për zgjidhjen e problemeve ndërmjet tyre.

I intervistuar nga televizioni Antena, Katrougalos ka përsëritur qëndrimin për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje dhe ka shtuar se Athina është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet diplomatike shqiptare.

Katrougalos: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet diplomatike të vendit fqinj dhe prioritetet tona janë ato që thamë që në fillim: të hidhet dritë e plotë mbi çështjen. Të mbrohen të drejtat e vëllezërve tanë grekë që jetojnë atje dhe natyrisht, me respekt ndaj dy të parave, të ruajmë edhe marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve.

Katrougalos u shpreh i pezmatuar për zhvillimin që morën ngjarjet në Bularat, më 28 tetor.

Katrougalos: Për fat të keq, në vend që të na mbetet imazhi i gëzuar i dy vendeve që pajtohen dhe nderojnë të vdekurit, kishim këtë shije të hidhur nga vdekja e homogjenit tonë.

Më tej, zëvendësministri i Jashtëm grek tha se edhe pala shqiptare thekson nevojën që të zbardhet plotësisht ngjarja, ?sepse edhe ata interesohen për t?i mbajtur marrëdhëniet në nivelin e mirë ku kemi arritur. Na shfaqin problemin e pavarësisë së drejtësisë dhe sigurisht ne u themi që e kuptojmë se si funksionon shteti i së drejtës, por u vëmë në dukje se do të duhet..."

Gazetari e ndërpret: Natyrisht, zoti zëvendësministër, Rama, Kryeministri i tyre nxitoi ta dënonte të vdekurin duke e quajtur nga të çmendur deri ekstremist...

Katrougalos: Siç e patë, iu referova me kujdes nevojës që të dy palët, kjo bëhet gjithmonë me kushtin e reciprocitetit, të ruajmë nivelin e mirë të marrëdhënieve tona. Kjo bëhet me respekt ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë.

Gazetari: Sigurisht, por kështu duhet ta shohë edhe pala shqiptare dhe Kryeministri shqiptar.

Katrougalos: Deri tani, kishim evoluar në progresin e negociatave diplomatike. Me të vërtetë është një test sesi do të avancojë kjo çështje me drejtësinë shqiptare. Unë nuk dua të paragjykoj, dua të shpresoj që do të kemi zhvillimin që të gjithë presim dhe shpresojmë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zevendesministri-i-jashtem-grek-hetimet-kacifas-test-negociatat

Free Traffic Exchange