Report TV - Ligji në Kuvend/ 4 të vrarët e ‘21 Janarit’ shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’

2018-11-02 0

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të vrarë me duar në xhepa në protestën e 21 Janarit 2011, nga forcat e Gardës së Republikës, nën komandën e Ndrea Prendit, i cili ishte nën urdhrat e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, do të shpallen ?Dëshmorë të Atdheut?. Statusi i ?Dëshmorit të Atdheut? për katër të vrarët e 21 Janarit parashikohet në një projektligj që qeveria ?Rama? ka depozituar dje në Kuvendin e Shqipërisë.

Neni 5 i projektligjit, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet nga Parlamenti, përcakton kategoritë dhe kriteret e reja për shpalljen ose njohjen e statusit ?Dëshmor i Atdheut?. Pika ?ll? e nenit 5 të projektligjit parashikon që do shpallen ?Dëshmor të Atdheut? edhe shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990. Ky kriter plotësohet nga katër të vrarët në 21 Janar, pasi Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika nuk kishin armë dhe po protestonin paqësisht, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas datës 8 dhjetor 1990, afat i parashikuar në projektligj.

Do të shpallen gjithashtu ?Dëshmor të Atdheut? edhe shtetasit shqiptarë, të cilët kanë rënë duke luftuar për pavarësinë e Kosovës, si dhe shtetasit shqiptarë të rënë për të drejtat kombëtare në konfliktet e tjera etnike të zhvilluara në Ballkan. ?Dëshmor të Atdheut? do të shpallen edhe shtetasit shqiptarë që vriten nga forcat apo elementët antishqiptarë në mbrojtje të flamurit, simboleve kombëtare dhe manifestimit të ndjenjave kombëtare si dhe personat, të cilët kanë humbur jetën ose që e humbin jetën në përpjekje për të ndihmuar popullsinë në raste fatkeqësish natyrore.