Pjesa e dyte e emisionit ?Pa Gjurme? data 1 nentor 2018
Paralelisht me të, në studio gjendet edhe daja e Eduartit, Kristo Haka, i cili deklaron se vrasësi grek është cilësuar në të kaluarën nga mediat fqinje si killer për shkak se ka vrarë edhe njerëz të tjerë, konkretisht dy shqiptarë (dajë e nip nga Rrësheni), dy bullgarë dhe dy rumunë. Së bashku me Qanin, Kristo përcon shqetësimin që ka e tërë familja për eshtrat e gjendura në tokën greke, pasi sipas tyre ende nuk është bërë identifikimi përmes analizës ADN. Kësisoj, ata nuk janë të sigurt nëse kanë të bëjnë me eshtrat e Eduartit. Familjarët e Eduartit kërkojnë sot në emisionin 'Pa Gjurmë' që të ndërmerret përsipër nga shteti grek identifikimi i eshtrave dhe nëqoftëse rezulton se ato janë të nipit të tyre, Eduartit, kërkojnë gjithashtu edhe marrjen e tyre në tokën shqiptare.
Në një linjë telefonike të drejtpërdrejtë, Konsullata shqiptare në Selanik i ka rekomanduar familjes së Eduartit që të dërgojnë një kërkesë me shkrim për cështjen në fjalë.