Pas kamerave, Saimir Tahiri ne Tv Klan

2018-11-01 2

Me premtimin se nuk do të qëndrojë më i heshtur, Saimir Tahiri është i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin "Opinion".

Ish-Ministri i Brendshëm sapo ka mbërritur në ambientet e Televizionit Klan. Përballë Blendi Fevziut dhe një paneli gazetarësh, Tahiri pritet të flasë për hetimet e kryera në Itali rreth tij, si dhe për hetimet që vijojnë ende në vendin tonë.

Më herët gjatë ditës së sotme në një konferencë për shtyp, Tahiri foli pikërisht për vendimin e gjykatës italiane që mbylli hetimet ndaj tij. Ai sqaroi gjithashtu se këtë dosje e ka dorëzuar në Prokurorinë për Krimet e Rënda, ndërsa kërkoi që të zbardhet sa më parë e vërteta./tvklan.al

Free Traffic Exchange