Ora News - Vrasja në Bularat, administrohen pamjet e RENEA-s, Kacifas refuzoi të dorëzohej

2018-11-01 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur të shqyrtojë filmimet e RENEA-s gjatë aksionit në Bularat ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas.

Burime të Ora News shprehen se në pamje tregohet qartë momenti kur të riut i është bërë thirrje që të dorëzohet, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të njëpasnjëshme. Madje mësohet se negociatorët i janë afruar Kacifas duke i kërkuar që të dorëzohej, por shqiptaro-greku jo vetëm ka refezuar por edhe ka rrezikuar jetën e efektivëve të RENEA-s duke qëlluar mbi ta me kallashnikov.

Gjatë ditës së enjte Konsulli Grek, Vasili Tolios ka zhvilluar një takim me drejtuesen e Krimeve të Rënda dhe me Prokurorin e çështjes në lidhje me mbarëvajtjen e hetimit. Bisedimet kanë zgjatur rreth 20 minuta, por pa dhënë detaje mbi temën.

Ndërkohë sipas mediave greke, në shtetin fqinj ka nisur hetime paralele për vdekjen e 35 vjeçarit, madje thuhet se gjatë ditës së enjte janë marrë në pyetje prindërit dhe e motra e viktimës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-ne-bularat-administrohen-pamjet-e-renea-s-35-vjecari-rrefuzoi-te-dorezohej