Festa e Halloween kthehet traditë në Shqipëri, të rinjtë e maskuar mbushin rrugët e kryeqytetit

2018-11-01 8

Festa e Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme, tashmë është kthyer në traditë në Shqipëri.Të rinjtë e maskuar ndezën atmosferën në kryeqytet deri në orët e para të mëngjesit. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme, ishin elementët mbizotërues gjatë mbrëmjes që lamë pas.

Në zonën e ish-Bllokut dhejtra të rinj e të reja me fytyra të pikturuara mbushën baret dhe clubet, duke i dhënë kësaj feste përmasa më të mëdha.Aktiviteti më interasant për festën e Halloween u organizua nga disa të rinj, në një prej urbanëve të kryeqytetit. Dhjetra të rinj të maskuar, vendosën që të festojnë në autobus, duke ndjekur itinerarin Tiranë-Durrës. Maska, muzika e lartë dhe fytyra të pikturuara e kishin transformuar urbanin, ndërsa të shumtë ishin personat që prisnin jashtë për tu bërë pjesë e këtij organizimi.

Për Report Tv, organizatori i kësaj feste Artemis Zogaj, u shpreh se vendosën që këtë festë ta festonin ndryshe nga çdo vit tjetër, duke shmangur klubet dhe baret e Tiranës. ?Ku nuk kemi bërë party, në club kemi bërë, në shesh kemi bërë, gjithandej, thamë ok do bëjmë festë në autobus. Po të ngremë një skenë jashtë autobusit, bie ideja e bus party?, komentoi Zogaj.

Ndërsa të rinjtë që ishin pjesë e festës, u shprehën mjaft entuziastë, duke theksuar se kjo ishte një prej festave më të veçanta për ta. ?Shumë shtete kanë kultura të ndryshme, por kjo festë largon shpirtrat e këqinj, e prandaj ne bëhemi si shpirtra të këqinj, të bashkohemi me ata dhe t?i largojmë. Kjo është një festë në autobus, dhe do të jetë një festë mjaft interesante?, u shpreh njëri prej të rinjve.

Free Traffic Exchange