Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kukësi mban vendin e parë për numrin e personave të prekur nga tumoret, ndërsa pas tij janë Tirana, Elbasani dhe Vlora.
Të paktën këto janë të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik.
Mjekët shprehen se një ndër shkaqet kryesore të kancerit të mushkërive që është edhe më i përhapuri është niveli i lartë i ndotjes.
"Për Kukësin zakoni i duhanpirjes ka qenë traditë. Ndotja ka rolin e vetë, sepse çdo subtancë në rrugët e frymëmarrjes janë elementë për të gjitha tumoret", tha mjekja.
Mjekja vë në dukje gjithashtu edhe fillimin e hershëm të duhanpirjes te të rinjtë, ndërsa më të prekur janë personat mbi 50 vjeç.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kukesi-ne-vendin-e-pare-te-prekurit-nga-tumoret