PD: Tahiri të arrestohet, Italia nuk ka juridiksion në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-01 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Përfaqësuesi ligjor i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-ministrit Saimir Tahiri.Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bardhi dekalroi se hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje fare me hetimin në Shqipëri.Sipas Bardhit, kryeministri Edi Rama i siguroi mbrojtje ish-ministrit.?Shqiptarët duhet ta dinë se Saimir Tahiri është hetuar nga autoritetet italiane vetëm për veprimtari kriminale në territorin italian. Dokumenti që ai valëvit për pafajësinë e tij, është i pavlerë për veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri. Si Ministër i Brendshëm, akuzohet për lehtësimin dhe mbështetjen shtetërore për trafikun e drogës nga organizata kriminale e Habilajve në Shqipëri. Kjo veprimtari kriminale është zhvilluar në territorin shqiptar dhe si e tillë nuk mund të hetohet dhe as procedohet nga drejtësia italiane. Italia nuk ka juridksion për vepra penale të ndodhura në territorin e një vendi të huaj nga një shtetas i huaj.?Ai tha se u larguan qëllimisht prokurorët që po hetonin Saimir Tahirin për ti siguruar paprekshmërinë këtij të fundit.Në kaudër të këtyre akuzave, Gament Bardhi deklaroi se Saimir Tahiri kërcënoi si mafioz çdo prokuror dhe gjyqtar që mund të guxojë të mos u bindet urdhrave dhe të vazhdojnë hetimin ndaj tij.Sipas tij, prokuroria, pas këtyre kërcënimeve, duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për Saimir Tahirin.