Mund të jetosh në një hapësirë të madhe, pa mure dhe roje dhe prapë të mos kesh mundësi të largohesh. Të rrish aty me vullnetin tënd, kundër dëshirës tënde, të kthehesh prapë aty, ky është burgu i përditshëm, ky është burgu në të cilin jetojmë të gjithë?. Është kjo dilema, që regjisori dhe dramaturgu Saimir Gongo, u vesh personazheve në subjektin e shfaqjes ?Pengu?, që këtë fundjavë ngjitet në skenën e ArTurbinës. Neritan Liçaj (Justini) në rolin e Justinit, rrëfen këtë ?burg? të cilin është çdo ditë e përjetojnë shqiptarët, në punën që bëjnë.
Është një pjesë shumë e mirë, edhe roli është shumë i mirë, Justini, edhe të them të drejtën e kam punuar me shumë pasion. Mendoj se hyn tek shfaqjet e mira edhe pse kjo i mbetet përherë gjykimit të publikut.
Aktori Neritan Liçaj
Sa i flet realitetit shqiptar kjo pjesë?
?Është një pjesë që i flet shumë mirë realitetit shqiptar. Fakti që njerëzit po ikin. Është eksodi i dytë, që pas viteve ?90, që shqiptarët po ikin është pikërisht ?pengu? i një vendi që është bërë i pajtueshëm. Por ka edhe disa Justinë, që nuk duan të ikin, por duan të rrinë. Por, faktikisht Shqipëria është kthyer në një burg, në një burg të madh. Reflektimi i të gjithë kësaj situate që është në Shqipëri do të reflektohet edhe në dramaturgji. Është e ndjeshme për çdo njeri, sepse politikat ndikojnë direkt edhe indirekt në jetën e një njeriu. Thelbi është se po shkatërrohet individi, edhe kur ndodh kjo, shkatërrohet shoqëria, shkatërrohet njeriu shqiptar. Kujt i intereson kjo?!?.