Saimir Tahiri e theu heshtjen pas 1 viti për të bërë publike dosjen hetimore të Antimafias Italiane për lidhjet e tij me Habilajt, atë që e konsideron si të vërtetën e tij.
?Ata hetuan çdo akuze me kërkesën time dhe më kanë dorëzuar mua vendimin e pushimit të hetimit, sepse jam tërësisht i pastër?.
Tani ish-ministri i Brendshëm thotë pas këtij dokumenti të drejtësisë italiane, të publikuar eksluzivisht prej të hënës nga Tv Klan, të njëjtën të vërtetë pret edhe nga drejtësia shqiptare, të cilës i kërkon të mbyllë hetimet e të hetojë pa ndikim nga politika.
?Kanë një vit që hetojnë jetën time, janë 7 prokurorë të bëhen dhe 70, por të japin një përgjigje. Mjaft më?.
Veten e veçon nga politikanët që kanë patur probleme me drejtësinë.
?As jam fshehur pas pushtetit dhe as kam thënë që s?mbaj përgjegjësi për vëllain, baxhanakun. Drejtësia e blerë qoftë dhe nga Edi Rama, është më e keqe se çdo gjykim për mua?.
Akuzat me adresë se kanë përbaltur figurën e tij i ka për politikanë, diplomatë e media.
Por pavarësisht kësaj për të gjithë ka një falenderim.
?Ju faleminderit të gjithë se më vutë para një sfide të vërtetë?.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka shtyrë edhe me 3 muaj të tjera hetimet per ish ? ministrin e Brendshëm dhe e ka përfshirë dosjen italiane në fashikujt e saj hetimore, menjëherë pas dorëzimit të hënën nga Tahiri.
Tv Klan