Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtatë muaj pas zhdukjes misterioze në Maqedoni ku punonte si coban ende nuk ka asnjë gjurmë të 32 vjeçarit Artur Lleshi nga fshati Zogaj i Bulqizës.
Familjarët kanë bërë denoncim në Shqipëri e Maqedoni, por hetimet në të dy anët nuk kanë sjellë asnjë rezultat.
Bashkëshortja e 32 vjecarit, thotë se Ai ka patur një konflikt me një shtetas maqedonas, të quajtur Sinan, ndaj kërkojnë gjetjen e tij pasi e konsiderojnë njeriun kyç në zhdukjen e 32 vjeçarit.
Prej 10 prillit kur humbi gjurmët, për 32 vjecarin kanë qarkulluar disa teza, mes të cilave edhe përfshirja në trafikun e drogës, por familjarët e mohojnë kategorisht një mundësi të tillë
"Nuk e di nëse është marrë me drogë. Por sa ka qenë në Shqipëri ne nuk kishim lekë për bukë jo më të merrej me drogë. Unë e di se ka shkuar si çoban" thotë bashkëshortja
Artur Lleshi punonte prej tri vitesh në Gostivar të Maqedonisë. Ai kishte qëndruar në shtëpi më datë 2 prill ndërsa u largua 8 ditë më pas, ditë kur edhe humbi gjurmët në mënyrë misterioze
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shtate-muaj-i-zhdukur-ne-maqedoni-familja-nga-bulqiza-kerkon-ndihm