Report TV - Alket Hyseni: Policia do kishte vepruar njësoj, edhe nëse ekstremisti do ishte shqiptar

2018-11-01 1

Deputeti socialist, Alket Hyseni ka komentuar ngjarjen e Bularatit, ku mbeti i vrarë nga RENEA një ushtar ekstremist grek. Hyseni tha se RENEA bëri detyrën dhe se kështu do të veprohej me çdo qytetar që do shtinte mbi policinë, edhe nëse do të ishte shqiptar.

RENEA bëri detyrën para një agresori të policisë së Shtetit. kështu do ndërhynte policia po të ishte shqiptar. Kështu do të veprohej në çdo vend të BE. Procedurat e policisë janë strikte, që hetohen dhe investigohen. Deklaratat e opozitës, ndikojnë negativisht. Nuk jemi krenarë kur ka humbje jetësh. Por ne i bëmë thirrje policisë që të mbajë të njëjtën qëndrim. Policia të jetë e kujdesshme dhe të reagojë kundër kujtdo që me shkaqe nacionaliste, do të prishë marrëdhëniet tona të mira me Greqinë. S?jemi dakord me opozitën në shumë aspekte por statistikat janë kokëforte. Jemi shumë herë më mirë sesa ishim 10 vite më parë.

Alket Hyseni, deputet i PS në Sarandë