Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektoriati i Mjedisit Fier paralajmëron gjobë dhe ndjekje penale për përgjegjësit e ndotjes së krijuar pas derdhjes së një sasie solari në aksin Ballsh-Patos. Për pasojë rruga qëndroi e bllokuar për rreth 9 orë gjatë natës, ndërsa sot kërkon kujdes maksimal për të lëvizur pa probleme.
Derdhja e një sasie solari nga rrëzimi i një autoboti bllokoi për rreth 9 orë qarkullimin në rrugën Ballsh-Patos.
Prej orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës deri në 9 të mëngjesit të sotëm aksi ishte i pakalueshëm, çka detyroi dhjetra kamionë e makina të qëndrojnë gjithë natën në rrugë.
Gjatë kësaj kohe, zjarrfikësit e Patosit dhe Fierit pastruan solarin.
Prej mëngjesit, rruga është e kalueshme, por kërkohet kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve.
Ndërkohë një patrullë policie do të qëndrojë në zonë rrugë deri në normalizimin e plotë të situatës.
Siç tregojnë këto pamje, solari është përhapur në një pjesë të konsiderueshme të rrugës dhe jashtë saj.
Situata e ndotjes së krijuar po verifikohet nga Inspektoriati i Mjedisit Fier që paralajmëroi masë ndëshkimore me gjobë dhe deri në ndjekje penale për subjektin përgjegjës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bllokohet-rruga-ballsh-patos-nga-derdhja-e-solarit