Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Profesori Ksenofon Krisafi, pjesë e grupit negociator për marrëveshjen me detin me Greqinë, tha në studion e "Arena" në Ora News, thotë se praktika e ngritjes së varrezave është praktikë e shekullin 19-t.
Krisafi: Mua më duket një gjë e papëlqyeshme dhe kam një lloj mllefi ndaj atyre që kanë vendosur për varrezat greke në Shqipëri. Sot kemi një varrezë dhe mund të kemi një të dytë. Para ca ditësh kishim një problem, nesër mund të kemi probleme të tjera.
Ngritja e varrezave në vendet e pushtuara, ka qenë në praktikat e vjetra. Konventat e Gjenevës në vitin 1949, sollën një risi dhe hoqën dorë nga kjo lloj praktike dhe përshkruhet që pas mbarimit të luftës, trupat e të ndjerëve shkojnë në atdheun e tyre.
Nuk ka arsye pse t'i bëhet jehonë një koncepti të së drejtës së luftës së shekullit të shkuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/profkrisafi-mllef-ndaj-atyre-qe-vendosen-ngritjen-e-varrezave-greke-ne-shqiperi