Ministri i Financave Arben Ahmetaj prezantoi pasditen e së mërkurës para Konferencës së Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2019. Opozita nuk ishte e pranishme duke vijuar bojkotin e nisur që në fillim të këtij sesioni parlamentar. Ministri Ahmetaj u shpreh se do të ketë rritje pagash me 7% në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e mbrojtjes.
Parashikohet hapja e 30.000 mijë vendeve të punës. Mbështes krijimin e vendeve të reja të punës me politikat protektive të punësimit. Rritja ekonomike pritet të mbështetet nga kërkesa e brendshme, konsumi privat dhe investimet. Ndërkohë edhe shkalla e papunësisë pritet të zbresë 12% në 2019. Politika fiskale do të vijojë drejt konsolidimit me efekt neutral për konsumin. Ligji për tatim të të ardhurave,do të njohë një ulje në 8%. Rritja e pagave në shëndetësi do të rriten me 7 për qind, në shëndetësi dhe në arsim po me 7 për qind. Investimet publike janë parashikuar në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, do të mbështesë krijimin e kapitalit me 88.8 miliardë lekë. Subvencioni nuk do të jetë më pasiv. Do te kete përparësi fusha e arsimit dhe shëndetësisë.