Trafiku gjatë sezonit turistik do të jetë sërish një gangrenë për pushuesit që do ti drejtohen zonës turistike të Shëngjinit. Punimet për rikonstruksionin e segmentit rrugor drejt Shëngjinit kanë përfunduar vetëm me një tapet asfalti, por kjo nuk i jep zgjidhje problematikes së trafikut. Rruga nuk është zgjeruar dhe rrethrrotullimi nuk është ndërtuar ashtu siç ishte premtuar. Qytetaret e Shëngjinit e konsiderojnë këtë ndërhyrje sipërfaqësore dhe pa standarde.
Problematika pranohet edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, thotë se kjo ndërhyrje e realizuar nga qeveria shqiptare nuk është ajo çfarë kishte kërkuar bashkia. Shëngjini është një ndër destinacionet turistike më të pëlqyera në vend, ndërkohë që mungesa e një rruge me standarde po e penalizon turizmin. Ndërkohë edhe aksi rrugor Shkodër ?Velipojë i ndërtuar 4 muaj më parë ka filluar të shkatërrohet sërish.