Arben Derhemi: Zgjodhëm Teatrin Eksperimental, jo ArTurbinën që është pallat sporti

2018-10-31 2

Mungesa e dashurisë dhe dyshimi vendosin përballë njëri-tjetrit anëtarët e një familjeje. Por, kjo bëhet edhe më e dukshme, kur këto plagë shkaktohen gjatë një lufte guerile. Këtë trajton subjekti i ?Maskuar? i Ilan Hatsor, që vjen nën regjinë e Milto Kutalit. Artistët që i japin zë kësaj shfaqje janë Alfred Trebicka, Arben Derhemi dhe Ismail Shino.

Autori ka tre aktorë në vepër, ne sjellim edhe 7-vjeçarin Eri Ruga (Nadal), për të përcjell mesazhin në veprën tonë. Mendoj se duhet të investojmë për fëmijët tanë, që të hedhim mesazhet e paqes, të marrëveshjes dhe jo mesazhet e dhunës.

Regjisor Milto Kutali
Ngjarja është e vendosur në një fshat palestinez, në vitin 1990, por situata e tre vëllezërve palestinez, të cilët përjetojnë ethet e vdekjes për shkak të tradhtisë, gjendet kudo ku forcat ushtarake kanë ndarë njerëzit e afërt nga njëri-tjetri.

Aktori Arben Derhemi është pjesë e stafit të aktorëve në Teatrin Kombëtar, por ai rrëfen arsyet se përse zgjodhën, që kjo shfaqje mos të vihet tek ArTurbina, por tek Eksperimentali. Megjithatë, nuk do të mungojë as tek ArTurbina.

Free Traffic Exchange