Inva Mula zbulon risitë e Festivalit të 57-të të RTSH: Nata e dytë performancë, si në Eurosong

2018-10-31 1

Festivali i 57-të i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar nis punën. 22 këngët do të ngjiten në skenë tre net. Sopranoja, Inva Mula, e cila është edhe drejtoreshë artistike në këtë edicion rrëfen arsyet, se përse vendosi që t?i bashkohet festivalit, por edhe risitë që do të ketë ky edicion

Jemi në një proces pune që ka nisur prej një muaji dhe përfundon me mbylljen e siparit në natën e tretë të Festivalit. Ky proces fillon me një rrugëtim shumë të bukur. Unë jam mëse e lumtur që m?u propozua që të jem pjesë e festivalit për shumë arsye. Dashurinë e parë me skenën e kam me këngën, prandaj jam shumë e ndjeshme ndaj këngës. Kam pasur përherë dëshirën që ta këndoj, thënë kjo jam shumë e afërt me të gjithë pjesëmarrësit e festivalit. Jemi me mendimin që të sjellim diçka ndryshe. Objektivi i caktuar është që të rikthejmë freskinë drejt një publiku, që të kthehet vëmendja një javë para festave në RTSH. Të ndjek festivalin edhe të mërmëris këngët më të bukura të tij.

Inva Mula
A do të dëgjohen këngët paraprakisht?