E ndërtuar për herë të parë në 1914, kësaj piste skish në Shishtavec të Kukësit pritet t?i kthehet gjallëria e turistëve. Dy vëllezër nga ky fshat së bashku me disa investitorë sllovenë kanë një projekt që ka marrë dhe mbështetjen e qeverise.
Synimi është që zona të kthehet në një kryeqendër të agroturizmit në këtë qark, që sipas Kryeministrit Rama do të ndihmojë në zbutjen edhe të varfërisë.
?Ne do mbështesim çdo ide që gjeneron zhvillim. Nga varfëria dilet me ide jo me ndihmë ekonomike?.
Edhe ndërtimi i aeroportit të Kukësit që pritet të jetë funksional nga fillimi i vjeshtës së ardhshme do t?i shërbejë politikave që synon zhvillimin e turizmit në këtë qark. Studimet e qeverisë flasin për një fluks prej 300 mijë qytetarësh që do të përdorin këtë aeroport në vit.
Kryeministri ishte në Shishtavec në aktivitetin e organizuar për projektin e 100 fshatrae, si pjesë e takimeve që qeveria po zhvillon prej ditës së djeshme në Kukës, ku ai u prit me protesta. Në Tëitter, ai ironizoi këtë protestë duke iu përgjigjur opozitës, e cila deklaroi se Rama u dëbua nga kuksianët.
?Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit. Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindjee dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria?.
Tv Klan