Ora News - Luan Rama takon Metën: Nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve por standardet

2018-10-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti, Ilir Meta, ka thirrur në konsultime krerët e grupeve parlamentare të partive kryesore për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Konsultimet nisën sot në orën 11:15 me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pas daljes nga Presidenca, Balla duke e falenderuar Metën për vijimin e kësaj tradite të krijuar ndër vite tha se kodi zgjedhor e përcakton qartë se zgjedhjet mund të mbahen të dielën e parafundit ose të fundit të qershorit, pra 23 ose 30 qershor.

Por, shtoi ai, diskutimi është përqëndruar në një propozim të operatorëve turistikë, të cilët kanë kërkuar një datë më të hershme se fundqershori.

Balla: Duke e falenderuar Presidentin për vijimësinë e një tradite shumë vjeçare. Kodi zgjedhor është i qartë në përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj-qershor, duke përcaktuar dy të dielat e fundit të qershorit si dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore.

Ka pasur nga operatorët turistikë një kërkesë të kahershme për një datë më herët se fund qershori, por sigurisht kjo është një çështje që i takon dakordësisë mes të gjithëve. Presidenti i Republikës do të bëjë këtë proces konsultash dhe shumë shpejt do të kemi datën. Ne nuk propozojmë datë sepse datën e përcakton Presidenti dhe kodi zgjedhor.

Pas Ballës, Meta zhvilloi konsultime me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho dhe pas tij do të presë Luan Ramën nga LSI.

Në orë 13:30 nga Presidenca doli kreu i nënkryetari i LSI-së i cili la të kuptojë se biseda që ishte bërë me kreun e shtetit kishte të bënte me cilësinë e zgjedhjeve, ndërsa data nuk kishte rëndësi.

Luan Rama: "Ndava me të shqetësimin që nuk është vetëm i LSI-së dhe i opozitës që problemi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është data por standardi dhe cilësia e tyre dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja është pastrimi i i zgjedhjeve nga interferenca, lobimi dhe trafikimi e blerja e grupeve kriminale. Një pushtet që buron nga veprimtaria dhe lobimi kriminal nuk mund të bëjë tjetër veçse të kthejë reston kriminale. Përsa kohë qeveria nuk ka vëmendje për të pastruar veten dhe zgjedhjet nga krimi gjithçka tjetër është formale."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-lokale-2019-meta-kerkon-konsultime-me-palet-daten